Pyetja:

Cilën dua e themi kur të fryejë era?

***

Përgjigjja:

Kur të fryejë era është nga suneti të thuhen këto lutje apo njëra prej tyre:

All-llãhumme innĩ es’eluke ḣajrahã, we e’ũdhu bike min sherrihã.

اللَّهُمَّ  إِنِّي أَسْأَلُكَ خَيْرَهَا، وَأَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّهَا.

(O Allah, të lutem të më japësh të mirën që sjell kjo erë dhe të më ruash nga e keqja që ajo sjell).[1]

All-llãhumme innĩ es’eluke ḣajrahã we ḣajra mã fĩhã we ḣajra mã ursilet bihi, we e’ũdhu bike min sherrihã we sherri mã fĩhã, we sherri mã ursilet bihi.

اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ خَيْرَهَا، وَخَيْرَ مَا فِيهَا، وَخَيْرَ مَا أُرْسِلَتْ بِهِ، وَأَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّهَا، وَشَرِّ مَا فِيهَا، وَشَرِّ مَا أُرْسِلَتْ بِهِ.

(O Allah, të lutem të më japësh të mirën e kësaj ere, të mirën që ajo përmban dhe të mirën për të cilën ajo është dërguar! Të lutem të më mbrosh nga e keqja e kësaj ere, e keqja që ajo përmban dhe e keqja për të cilën ajo është dërguar!).[2]

——————————————————

[1]Ebu Davudi dhe Ibn Maxhe (Sahih Ibn Maxhe).

[2]Buhariu dhe Muslimi.