Emrat e xhamisë Aksa dhe kuptimet e tyre Xhamia Aksa në histori njihet me disa emra, ku tre emrat më të njohurit janë:

1- El-Mesxhid El-Aksa, që do të thotë: Xhamia më e Largët Xhamia Aksa është quajtur me këtë emër për shkak se ajo në lidhje me Qabenë është më larg se xhamia e profetit Muhamed -alejhi selam- në Medine. Ajo me këtë emër është përmendur në Kuran, ku Allahu i madhëruar thotë: “I lartësuar qoftë Allahu, i cili e nisi robin e Tij për udhëtim natën nga Xhamia e Shenjtë (Qabeja), për në Xhaminë Aksa, rreth së cilës kemi hedhur begatinë Tonë.”, (Surja El Isra: 1)

2- Bejtul-Makdis, që do të thotë: Shtëpia e Pastrimit. Xhamia Aksa është quajtur me këtë emër, sepse ajo është vend ku njeriu pastrohet nga gjynahet, siç thonë komentuesit e haditheve. Ajo me këtë emër është përmendur shpesh herë si në fjalët e Profetit -alejhi selam-, ashtu dhe në fjalët e sahabëve, tabi’inëve etj. Ja disa shembuj! Xhabir bin Abdilah -radiallahu anhu- tregon se e ka dëgjuar Profetin -alejhi selam- duke thënë: “Kur Kurejshët më përgënjeshtruan (d.m.th. për udhëtimin brenda natës për në xhaminë Aksa), shkova te Hixhri (një vend bosh në formën e një gjysmë rrethi përbri Qabesë) dhe Allahu ma zbuloi dr. abdullah nabollı 147 Bejtul-Makdisin. Atëherë unë fillova t’u tregoj rreth saj (ato që nuk i mbaja mend).”, e transmeton Buhariu dhe Muslimi.
El-Bera bin El-Azib -radiallahu anhu- tregon: “Jemi falur me Profetin -alejhi selam- në drejtim të Bejtul-Makdis gjashtëmbëdhjetë apo shtatëmbëdhjetë muaj, pastaj u urdhëruam të ndryshojmë në drejtim të Qabesë.” (Buhariu dhe Muslimi)

3- Mesxhid Ilija që do të thotë: Xhamia e qytetit të Ilijasë. Xhamia Aksa është quajtur me këtë emër për shkak se Jeruzalemi, vendi ku bie kjo xhami në Sham, njihet edhe me këtë emër, -siç u tha më lart-, ose [Ilija] është vetë xhamia, sepse fjala [Ilija] do të thotë Shtëpia e Allahut, siç thonë dijetarët e gjuhës arabe. Edhe ky emër mendohet të jetë përmendur nga Profeti -alejhi selam- në hadithin e ndalimit të udhëtimit me përjashtim të tri xhamive të begata, sepse në një prej transmetimeve të këtij hadithi, Ebu Hurejra -radiallahu anhu- tregon se Profeti -alejhi selam- ka thënë: “Udhëtohet vetëm për në tri xhami: xhamia e Qabesë, xhamia ime dhe xhamia e Ilijasë.”(ransmeton Muslimi) Mirëpo ka mundësi që hadithi të jetë përcjellë me kuptim d.m.th. transmetuesi ka përdorur fjalët e tij për të përcjellë hadithin profetik dhe kështu ky emërtim i bie të jetë nga transmetuesit. Megjithatë emërtimi ka qenë i njohur te sahabët dhe tabi’inët, sepse ai ka ardhur edhe në hadithe të tjera.

 

Burimi: “Shami dhe veçoritë e tij në Islam – histori, besim dhe vlera” –
DR. ABDULLAH NABOLLI