Pyetja:

Cili është gjykimi në lidhje me personin i cili është imam me njerëzit dhe gabon gjatë leximit (të sures) e nuk ia korrigjon këtë asnjë prej besimtarëve (xhematit), derisa të mbarojë? Më pas, atij i kujtohet në teshehudin e fundit se ka gabuar në lexim. A duhet të bëjë sevi sexhde për gabimin e tij në lexim?

***

Përgjigjja:

Nuk është detyrë për të që të bëjë sevi sexhde, nëse ka gabuar në lexim, nëse ky (gabim) është përveç sures El Fatiha. Por, nëse gabimi i tij është në (leximin e) El Fatiha, atëherë në lidhje me këtë ka tjetër trajtim.

Shejh Ibën Baz, “Ed Davah” me nr. 1692 të vitit 2/5/1420h.

Përktheu: Xhabir Sheme