Përgjigje: Ai e dërgoi me urdhërin që të adhurohet Allahu i vetëm e paortakë, që të mos adhurohet askush tjetër përkrah Allahut dhe ndaloi që të adhurohen krijesat, qofshin ëngjëj, pejgamberë, njerëz të mirë, gurë dhe pemë, siç ka thënë Allahu i Lartësuar: “Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje (O Muhamed) e të mos i kemi shpallur atij se: La ilahe il-la Ene (nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Meje), pra më adhuroni vetëm Mua (dhe asgjë e askënd tjetër).”El-Enbija, 25.

Dhe thënia e Allahut të Lartësuarit: “Dhe vërtet, Ne dërguam te çdo popull të dërguar (që të thonin): Adhuroni Allahun (të vetëm) dhe largojuni Tagutit (idhujve e zotrave te kotë).”En-Nahl, 36.

Dhe thënia e të Lartësuarit: “Dhe ti pyeti ata (o Muhamed) të Dërguarit Tanë të cilët Ne i dërguam para teje: “A caktuam Ne ndonjëherë të adhuruar të tjerë në vend të Rrahmanit (të Gjithëmëshirëshmit)?”Ez-Zukhruf, 45.

Dhe thënia e të Lartësuarit: “Dhe Unë nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që ata të më adhurojnë Mua.”Edh-Dharijat, 56.

Dhe nga këto ajete kuptohet se me të vërtetë Allahu nuk i krijoi krijesat përveç se që ta adhurojnë Atë dhe ta veçojnë në adhurim. Prandaj Allahu çoi të dërguar tek robërit e Tij që t’i urdhërojnë ata për këtë gjë.

 

Muhamed Ibën ‘Abdul-Uehab (RahimehUllah)