Pyetja:

Cili është vendimi mbi ata që i zgjasin thonjtë e tyre?

***

Përgjigja:

Zgjatja e thonjve është mekruh/e urryer, në mos haram, sepse Pejgamberi ﷺ ka vendosur një kufi për prerjen e thonjve dhe ka thënë se s’duhet të lihen më shumë së dyzet ditë. [1]
Është e çuditshme sesi ata që pohojnë të jenë të civilizuar, i zgjasin thonjtë e tyre,
ndonëse aty mblidhet fëlliqësira dhe e bëjnë personin të duket si kafshë. I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Përdorni çfarëdo që bën të derdhet gjaku, dhe hani kafshët, nëse përmendet emri i Allahut gjatë prerjes së tyre. Mos preni/therni me dhëmbë apo me thonj. Do t’ju tregoj përse. Sepse dhëmbët janë eshtra (dmth s’mund të presin si duhet) dhe thonjtë përdoren nga etiopasit (të cilët s’bën të imitohen, sepse janë mosbesimtarë).” [2]

Kjo i referohet faktit se ata i përdornin thonjtë si thika, për të prerë kafshët dhe për të
prerë mishin, etj. Kjo është mënyra e atyre që u ngjasojnë kafshëve.

Shejh Ibn Uthejmin, “Kitab el-Da’ueh” 2-79

——————–

[1] Muslimi

[2] Buhariu dhe Muslimi