Pyetje: Cili është më i virtytshëm: fukarai durimtar apo pasaniku falenderues? Dhe cili është kufiri i durimit dhe kufiri i falenderimit?

Përgjigje: Sa i përket çështjes së pasanikut dhe fukarait, edhe durimtari edhe falenderuesi janë prej besimtarëve më të virtytshëm dhe më i miri prej tyre është ai më i devotshmi, sikurse ka thënë i Lartësuari: “Vërtet, më i nderuari nga ju tek Allahu është ai më i devotshmi.”(El-Hixhurat, 13)

Kurse sa i përket kufirit të durimit dhe kufirit të falenderimit: ajo që është e mirënjohur tek dijetarët është se durimi është e kundërta e pikëllimit, kurse falenderimi është që t’i bindesh Allahut me mirësinë që Ai të ka dhënë.

 

Muhamed Ibën ‘Abdul-Uehab (RahimehUllah)