Pyetja:

Cili ishte qëndrimi i shejh Ibn Uthejminit ndaj zgjedhjeve?

***

Përgjigjja:

Mendoj që dalja në zgjedhje është obligim. Ne duhet të caktojmë atë që mendojmë se është i përshtatshëm, sepse, nëse njerëzit e mirë përmbahen, kush do ta marrë vendin e tyre? Vendet e tyre do t’i zënë njerëzit e ligj, apo ata që janë neutral, në të cilët s’ka as të mira e as të këqija dhe ndjekin këdo që bën zhurmë. Pra, ne nuk kemi zgjedhje tjetër veçse të zgjedhim ata për të cilët mendojmë se janë të përshtatshëm. Nëse dikush thotë: Ne zgjedhim ndonjë, por shumica e parlamentit nuk janë të atillë, themi: S’ka gjë. Nëse Allahu e bekon këtë person dhe i mundëson të flasë të vërtetën në këtë parlament, padyshim që ai do të ndikojë. Por, ne duhet të jemi të sinqertë ndaj Allahut, kurse problemi është se ne mbështetemi së tepërmi në mjetet fizike dhe nuk dëgjojmë çfarë thotë Allahu. Pra, kandidojeni atë për të cilin mendoni se është i përshtatshëm dhe mbështetuni në Allahun.

Shejh Ibn Uthejmin, “Lika’at el-Bab el-Meftuh” nr. 210