Pyetja:
Çfarë do të thotë të kesh mendim të mirë për Allahun?
***
Përgjigjja:
Mendimi i mirë për Allahun nënkupton që, kur personi të bëjë një vepër të mirë, të mendojë se Zoti i tij do t’ia pranojë atë; kur t’i lutet Allahut, të mendojë se Ai do t’ia pranojë lutjen dhe do t’i përgjigjet në të; kur të bëjë gjynah, të pendohet dhe të heqë dorë prej tij, të mendojë se Allahu do t’ia pranojë pendimin.
Po ashtu, kur Allahu lejon ndodhjen e fatkeqësive në botë, personi duhet të mendojë mirë për Allahun duke qenë i bindur se Ai i lejon këto fatkeqësi vetëm për ndonjë urtësi të madhe. Pra, personi mendon mirë për Allahun lidhur me çfarëdo që cakton Ai në botë dhe lidhur me çdo gjë që Ai ligjësoi nëpërmjet gjuhës së të Dërguarit të Tij, duke qenë i bindur se ajo është e mirë dhe e dobishme për të gjitha krijesat, edhe nëse disa njerëz nuk e kuptojnë këtë dobi e as urtësinë në ligjësimin e Tij.
Sido që të jetë, ne na takon t’i nënshtrohemi caktimit sheriatik të Allahut dhe atij universal, dhe të mbajmë mendime të mira për Të, duke qenë se Ai është i denjë për lavdi.
Shejh Ibn Uthejmin
———————–
[1] Buhariu dhe Muslimi