Pyetje nr 1: A është e lejueshme për ti dhënë selam një muslimani duke thënë: “Es-selamu alejkum ue rahmatullahi ue berekatuhu ue magfiratuhu (Paqja, Mëshira, Bekimet dhe Falja e Allahut qoftë mbi ju)”?

Përgjigje: Është transmetuar nga Ebu Davudi dhe Tirmidhi i cili e cilësoi hadithin si hadith Hasen (hadith i mirë), nga Imrani (radijAllahu anhu) se:

“Një burrë erdhi te profeti ﷺ dhe e përshëndeti duke i thënë: “Es-selamu alejkum (paqja qoftë mbi ju).”
Dhe ai iu përgjigj: “Ue alejkum selam”.
Kur ai u ul, profeti ﷺ tha: “Dhjetë vepra të mira.”
Një tjetër erdhi dhe e përshëndeti duke i thënë:
“Es-selamu alejkum ue rahmetullahi.”
Dhe profeti ﷺ iu përgjigj: “Ue alejkum selam ue rahmetullah.”
Kur ai u ul, profeti (salAllahu alejhi ue selem) tha:
“Njëzet shpërblime.”
Një burrë i tretë erdhi dhe e përshëndeti duke thënë:
“Es-selamu alejkum ua rahmetullahi ue berakatuh (paqja, mëshira dhe bekimet e Allahut qoftë mbi ju).” ​​
Dhe profeti iu përgjigj: “Ue alejkum selam ue rahmetullahi ue berekatuhu.”
Kur ai u ul, profeti ﷺ tha: “Tridhjetë shpërblime.”

Po ashtu, është transmetuar nga Ebu Daudi nga Muadh ibn Enesi, i cili transmetoi se një burrë erdhi dhe përshëndeti profetin ﷺ duke thënë:

“El-Selamu alejkum ue rahmatullahi ue berekatuh ue magfiratuh.”

Pastaj profeti ﷺ tha:

“Dyzet shpërblime” dhe ai shtoi, “Kështu janë meritat.” Mirëpo, ky transmetim që përmban “ue maghfiratuh” është i dobët dhe nuk mund të qëndrojë si argument.

Allahu na dhëntë sukses. Paqja dhe bekimet mund të jenë mbi profetin tonë Muhammed, familjen e tij dhe sahabët.

 

Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva
Burimi: Fetuaja nr. 4446
Përktheu: Valdet Gashi