Pyetja:  A lejohet lyerja me vajra bimore, p.sh. vaj ulliri , vaji i farës së zezë, vaj sinapi që është për qetësimin e reumatizmës? A duhet te hiqet vaji e pastaj të merret abdesi i plotë?

Përgjigje: Nëse vajrat apo kremrat lënë masë apo shtresë të ngurtë në pjesët e abdesit, si: fytyra, dora apo këmba, duhen hequr patjetër e pastaj merret abdesi. E nëse nuk e lënë këtë shtresë nuk është problem, lejohet marrja e abdesit me to, sepse uji depërton në lëkurë. Në këtë rast bashkë me ujin kalon dhe dorën te pjesa që lan duke e fërkuar pak. 

telegram.me/Dobifikh