▪️Betimet e kërkesave janë të kërkojë dikush me betimin e tij në Zot, një veprim nga një tjetër
Psh: Pasha Allahun, do vish te unë sot!
Pasha Allahun, do hamë drekë bashkë!
Këto betime, zbatimi i tyre varet nga përgjigjja e tjetrit dhe Profeti -alejhi selam- në lidhje me këtë çështje ka thënë -siç tregon El-Bera bin Azib radiallahu anhu-:
“Na ka porositur Profeti -alejhi selam- për shtatë gjëra: ndjekjen e xhenazes, vizitimin e të sëmurit, përgjigjen e ftesës, ndihmën e atij që i është bërë padrejtësi, përmbushjen e betimit të tjetrit dhe duaja për atë që teshtin” .
Njëra prej këtyre porosive të Profetit -alejhi selam- është pikërisht përmbushja e betimit të tjetrit dhe është moral i lartë profetik.
Imam El-Khattabij -Allahu e mëshiroftë- në lidhje me këtë hadith thotë:
“Përmbushja e betimit të tjetrit është e pëlqyeshme. Nëse dikush i betohet dikujt për një punë e cila nuk është e keqe dhe as nuk e rëndon atë, atëherë ai duhet t’ia përmbushë atij betimin dhe kjo është prej moraleve të larta” .
Ky lloj betimi nëse nuk përmbushet nga tjetri, duhet të shlyhet nga ai i cili është betuar, sepse betimi është i tiji dhe jo i tjetrit, pavarësisht se varet nga puna e tjetrit.
Shejhu i Islamit Ibn Tejmije -Allahu e mëshiroftë- mendon se ky betim duhet të shlyhet vetëm në rastin kur ai betohet dhe e di se tjetri nuk do ti bindet, sepse nëse e mendon se tjetri do ti bindet dhe pastaj ndodh e kundërta, atëherë ai nuk ka përgjithësi për betimin e tij, sepse e ka menduar atë gabim dhe veprimi i tij në këtë rast është si betimet e paqëllimta .
▪️Është edhe një shprehje tjetër e ngjashme me shprehjet e lartpërmendura, por që nuk konsiderohet betim.
Ajo është shprehja: Pashë Allahun, ma bëj këtë nder!
Apo: Pashë Allahun ma jep atë gjë!
Kjo shprehje edhe pse i ngjan atyre që u përmenden më lart nuk është betim por vetëm kërkesë në emër të Allahut.
Ajo është si shprehja: Për hir të Allahut, ma jep atë gjë!
Shejhu i Islamit Ibn Tejmije -Allahu e mëshiroftë- në lidhje me këtë çështje thotë: “Shprehja: [Ta kërkoj për hir të Allahut ta bësh këtë gjë] është lutje dhe jo betim. Ajo është përmendur në hadith «Kush ju kërkon një gjë për hir të Allahut, jepjani!» dhe nuk kërkohet për të shlyerje nëse tjetri nuk i përgjigjet kërkesës së tij” .

Hoxhë Dr Abdullah Nabolli