Pyetje: “Iblisi a është engjëll apo xhin? A janë xhinët pasardhësit e tij, apo ai dhe pasardhësit e tij janë pasardhës të engjëjve?”

Përgjigje: “Iblisi është nga Xhinët, siç ka thënë Allahu:

وَإِذْ قُلْنَا لِلْمَلَائِكَةِ اسْجُدُوا لِآدَمَ فَسَجَدُوا إِلَّا إِبْلِيسَ كَانَ مِنَ الْجِنِّ فَفَسَقَ عَنْ أَمْرِ رَبِّهِ 

“Kur u thamë engjëjve: “Përuluni në sexhde para Ademit”, ata u përulën, përveç Iblisit. Ai ishte një nga xhinët dhe nuk iu bind urdhrit të Zotit të vet.” 18:50

Ai nuk është engjëll, ai është krijuar nga zjarri, ndërsa engjëjt u krijuan nga drita. Për këtë gjë kemi argument ajetet Kur’anore që flasin për krijimin e Iblisit. Është vërtetuar se Profeti salallahu alejhi ue selem thotë në hadithin që transmetohet nga Aishja radijallahu anha: “Engjëjt janë krijuar nga drita, Xhinët janë të krijuar nga zjarri pa tym dhe Ademi u krijua nga ajo që ju është përshkruar juve(në Kur’an). “ Muslimi

Allahu na dhëntë sukses! Salavatet dhe Selamet qofshin mbi Profetin tonë Muhamed, familjen e tij dhe shokët e tij!”

 

Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, fetvaja nr. 16370/1