Dr. Salih el Megamesi, Allahu e ruajttë, thotë: “Merrni nga unë këto dy këshilla, të cilat nuk dua t’i ruaj vetëm se për vete; vetja ime nuk do të jetoj përgjithmonë!
– Këshilla e parë:
Mos lejo të kalon dita jote pa mos e thënë këtë lutje:
“All-llahume in-ni eudhu bike minel hem-mi ve huzni, vel axhzi vel keseli vel buhli vel xhubni, ve dale’id dejni ve galebetir-rixhal”.
(O Allahu im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga brengat dhe dëshpërimi, nga paaftësia dhe dembelia, nga koprracia dhe frika, nga zhytja në borxhe dhe mundimet prej njerëzve).
Kjo lutje me lejen e Allahut, Fisnikut, Bujarit, të Cilit syri nuk i flenë, e largon çdo gjë që nuk mundet t’i përballon shpirti!!
– Këshilla e dytë:
Kur ndjehesh i mposhtur dhe i mundur.
Kur ndjen se i ke bërë gabim Allahut, dhe në atë momentë, s’ke në dorën tënde asnjë mundësi diçka të veprosh, kur ndjehesh i pamundur tërësisht, në çdo gjendje dhe në çdo rast. E tëra ajo që duhet të veprosh janë dy:
1. Pikëllimin tënd dhe mposhtjen tënde, preokupoi me istigfar (kërkim falje), i bindur plotësisht se do të vjen lirimi nga kjo gjendje.
Një nga lutjet e kërkim faljes:
“Estagfirull-llahe el-Adhim el-ledhi la ilahe il-la Huve. El Hajjul Kajjumu ve etubu ilejhi”.
(Kërkoj faljen e Allahut të Madhërishëm, i Cili nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij, që është i Gjallë përgjithmonë dhe Mbikëqyrës, i Përhershëm dhe vetëm tek Ai pendohemi).
2. Jep lëmoshë, qoftë ajo një rial (saudit), me bindje të plotë se Allahu me të do ta largon pikëllimin tënd dhe brengat e tua!
Në fund të ditës, mos shpreso diç tjetër, përveç se kënaqësisë dhe me të vërtetë do të kënaqesh: “e sigurisht që Zoti yt do të të japë ty, sa të jesh i kënaqu”. Duha 5
Nga arabishtja: Irfan JAHIU