Pyetja:

Kërkimi i faljes (istigfari) dhe pendimi (teubeja)

***

Përgjigjja:

Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Për Allahun, unë i kërkoj falje Allahut dhe kthehem tek Ai me pendim më shumë se shtatëdhjetë herë në ditë.[1]

O njerëz, bëni teube tek Allahu, sepse unë bëj teube tek Ai njëqind herë në ditë”.[2]

Kush thotë:

أَسْتَغْفِرُ اللَّهَ الْعَظيمَ الَّذِي لَا إِلَهَ إِلَّا هُوَ الْحَيُّ القَيّوُمُ وَأَتُوبُ إِلَيهِ.

Estaġfirrull-llãhel ‘aḍhĩm el-ledhĩ lã ilãhe il-lã huwel Ḥajjul Ḳajjũmu we etũbu ilejhi.

(I kërkoj falje Allahut Madhështor, përveç të Cilit nuk ka të adhuruar të vërtetë dhe i Cili është i Gjallë, i Përjetshëm, Mbajtësi i gjithçkaje, dhe kthehem me pendim tek Ai, pra atë që thotë kështu, Allahu e fal qoftë edhe nëse ka ikur nga beteja).[3]

Koha kur Zoti është më afër robit është një e treta e fundit e natës,[4] prandaj përpiqu që në këtë orë të jesh prej atyre që i bëjnë dhikër Allahut.[5]

Robi është më afër me Zotin e tij, kur është në sexhde, prandaj bëni sa më shumë lutje (kur jeni në këtë gjendje)”.[6]

Ndonjëherë zemra ime mund ta humbë vëmendjen nga dhikri i Allahut, e për këtë arsye unë i kërkoj falje Allahut, çdo ditë, njëqind herë.[7]

————————————–

[1] Buhariu. [Formula e istigfarit dhe teubes: “Estaġfirullãhe we etũbu ilejhi”].

[2] Muslimi dhe Ebu Davudi

[3] Ebu Davud, Tirmidhiu dhe Hakimi (Sahih Tirmidhi)

[4] [Kjo kohë fillon kur hyn një e treta e fundit e natës. Më saktësisht, nëse do ta ndanim natën në gjashtë pjesë, i bie që kjo kohë te jetë pjesa e pestë e natës]

[5] Tirmidhiu, Nesaiu dhe Hakimi (Sahih Tirmidhi)

[6] Muslimi

[7] Muslimi