
Agjëruesi e ka të obliguar të agjërojë nga lindja e agimit të mëngjesit deri në perëndim të diellit, në cilindo vend të Tokës që ndodhet, pavarësisht nëse dita është e shkurtër, e gjatë apo e barabartë me natën, përderisa ndodhet në një vend ku ekziston ndërrimi i ditës dhe natës brenda njëzet e katër orëve.
Megjithatë, nëse agjërimi i ditëve shumë të gjata shkakton vështirësi të papërballueshme, deri në atë pikë sa ka frikë se mund të dëmtohet ose t’i shkaktohet ndonjë sëmundje, atëherë i lejohet ta prishë agjërimin, duke e kompensuar më pas në ditët kur ka mundësi të agjërojë.
Në këtë mënyrë kanë dhënë fetva Ibn Bazi, Ibn Uthejmini dhe të tjerë, dhe ky është vendimi i Akademisë Fikhore Islame.
Libri: “Tridhjetë çështje bashkëkohore fikhore rreth agjërimit”
Përktheu: Agron Krasniqi



