KUR DIKUSH TË THOTË: “ALLAHU TË FALTË”
Kur dikush të thotë: (غَفَرَ اللَّهُ لَكَ) Ġaferall-llãhu leke! (Allahu të faltë!), ia kthen: (وَلَكَ) we lek (Edhe ty, gjithashtu!).[1]
LUTJA PËR DIKË, QË TË BËN NDONJË TË MIRË
جَزَاكَ اللهُ خَيْرًا.
Xhezãkall-llãhu ḣajran.
Allahu të shpërbleftë me të mira![2]
Seid el Kahtani – MBUROJA E MUSLIMANIT – (Dhikri i Kuranit dhe Sunetit)
[1]Ahmedi dhe Nesaiu në ‹Amelul jeumi uel-lejleti’ shënojnë se, kur Abdullah ibn Serxhisi i tha Pejgamberit: “Gaferall-llãhu lek”, Pejgamberi ia ktheu: “Ue leke”. Hadithi është i saktë.
[2]Tirmidhiu (Sahih Xhami).