Pyetje: Kur duhet urdhëruar fëmijët që ta praktikojë islamin?

Përgjigje: Kufiri është fjala e profetit (sal Allahu alejhi ue selem):

“Urdhëroni fëmijët tuaj për namaz kur ata të kenë mbushur shtatë vjet dhe kurse detyroni me forcë (rrihni) kur t’i mbushin dhjetë vjet dhe ndajini në shtretër (të veçantë).”

Çdo prind duhet ta marrë këtë hadith për bazë, kur ka të bëj me edukimin e fëmijëve sipas mësimeve islame; e që do të thotë, kur fëmija t’i ketë mbushur shtatë vjetë.

Bazuar në këtë hadith, unë besoj se fëmijët nuk duhet të urdhërohen ose të nxiten për diçka, derisa t’i mbushin shtatë vjet. Pra, ata duhet të lihen sipas prirjes së tyre natyrore.

Kur ata t’i kenë mbushur shtatë vjet, kujdestari obligohet t’i qortojë ata sikurse të ishin të moshës madhore. Megjithatë, fëmijët nuk janë të obliguar me këtë pasi që profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë “Është ngritur lapsi për tre grupe njerëzish.”

Një prej tyre është fëmija derisa të arrijë moshën madhore. Kjo çështje trajton dy gjëra:

1 ) Kujdestarin dhe përgjegjësitë e obligimet e tij ndaj fëmijës;

2 ) Fëmijën, dhe mos-obligueshmërinë e tij deri në moshën e caktuar.

Mirëpo, siç edhe e theksuam më lartë, prindi është i obliguar që ta mësoj fëmijën e tij nga mosha e përmendur në hadith.

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsilet-ul-Huda uen-Nur (625)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com