Pyetja:
A përmendet në sunet momenti kur personi duhet të ngrihet për thirrjen e ikametit?
***
Përgjigjja:
Nuk përmendet në hadithe se kur muslimani duhet të ngrihet, përveç thënies së Pejgamberit, ﷺ: ʺMos u ngrini (për namaz), deri të më shihniʺ. [1]
… pra, kur personi të ngrihet në fillim të ikametit apo gjatë tij, apo pasi të ketë përfunduar,
atëherë e gjithë kjo është e lejueshme.
Shejh Ibn Uthejmin, “Mexhmu Fetaua ue Resaʹil”, vëll. 13, fetuaja nr. 369
———————————–
[1] Buhariu nr. 637 dhe Muslimi nr. 156