Pyetja:

Kur e kryej abdesin dhe shkoj për t’u falur, ndjej të më del nga penisi një pikë urine. Çfarë duhet të bëj?

***

Përgjigjja:

Ti duhet ta injorosh këtë dhe të mos i kushtosh vëmendje, siç na kanë udhëzuar imamët të bëjmë. Mos i kushto vëmendje kësaj dhe mos shiko se a ka dalë diçka nga penisi, apo jo. Nëse do Allahu, nëse ai kërkon shpëtim me Allahun nga shejtani i mallkuar dhe e injoron këtë, do të largohet. Por, nëse ai është i sigurt ashtu siç është i sigurt kur sheh diellin, atëherë ai duhet ta lajë vendin ku gjendet papastërtia dhe ta përsërisë namazin, sepse disa njerëz, kur ndjejnë ftohësi në maje të penisit, mendojnë se ka dal diçka. Nëse është i sigurt, atëherë duhet të bëjë ashtu siç jua përmenda. Kjo që përmendët nuk është mosmbajtje, sepse kjo ndalon, kurse mosmbajtja është e vazhdueshme. Por, kjo është diçka që ndodh pas lëvizjes dhe një apo dy pika dalin jashtë. Dhe kjo s’është mosmbajtje sepse, nëse disa pika dalin dhe pastaj ndalet, ai duhet ta lajë atë dhe të marrë abdes përsëri. Ai gjithmonë duhet ta bëjë këtë dhe të jetë i duruar si dhe të shpresojë në shpërblim.

Shejh Ibn Uthejmin, “Lika el-Bab il-Meftuh” 15/184