Pyetja:

Kur i lejohet të dal nga shtëpia pa lejen e bashkëshortit?

***

Përgjigjja:

E drejta e bashkëshortit gjithashtu është që gruaja të mos dalë nga shtëpia pa lejen e tij.
I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur t’i kërkojë ndonjërit prej jush gruaja e tij për të shkuar në xhami, le ta lejojë atë.”
Dijetarët thonë se nëse për të shkuar në xhami për të falur namazin (i cili është detyrim i dytë i Islamit, pas shprehjes së shehadetit) gruaja duhet t’i marrë leje bashkëshortit të saj, atëherë ç’mund të thuhet për daljen e saj nga shtëpia për çështje tjera? Pra, dalja prej shtëpisë për çështjet e kësaj bote bëhet vetëm pasi ajo të ketë kërkuar leje prej bashkëshortit të saj dhe ai ta ketë lejuar atë. Për këtë dijetarët kanë thënë se gruas nuk i lejohet të dal prej shtëpisë së saj vetëm pasi t’i jetë dhënë leje nga bashkëshorti.
E nëse ajo del pa lejen e bashkëshortit, madje duke e bërë edhe zakon, një gjë e tillë konsiderohet mosbindje, sjellje e keqe, kundërshtim dhe rebelim ndaj tij, sidomos kur ajo i thotë atij se është e lirë e mund të bëjë çfarë të dojë. A thua se me këtë ajo do të kundërshtojë sheriatin e Allahut. Nga e gjithë kjo, del në pah një çështje fikhu (jurisprudence). Kur gruaja largohet nga shtëpia e bashkëshortit duke qëndruar në shtëpinë e familjes së saj, atëherë ajo e humbet të drejtën e mbulimit të shpenzimeve nga i shoqi. Dijetarët janë të një mendimi (pra ka ixhma – ujdi) për sa i përket gruas që nuk i bindet bashkëshortit duke qëndruar në shtëpinë e prindërve të saj e duke qenë e vendosur për të qëndruar larg shtëpisë së tij, se një gruaje të tillë i humbet e drejta e shpenzimit.

Shejh Muhamed El-Muhtar Esh-Shinkiti, “Kodi i familjes”, fq.9

Përktheu: Azem Bardhoshi