Kur lejohen marrëdhëniet intime gjatë Umres?
• Kur dhe në çfarë kushte lejohen marrëdhëniet intime gjatë Umres?

Përgjigje:
Falenderimet tona janë për Allahun s.v.t. e përshëndetjet tona me salate dhe selame të panumërta janë për të Dërguarin e Tij s.a.v.s. familjen dhe të gjithë shokët e tij.

Intimiteti gjatë kryerjes së Umres është i ndaluar sikurse që është edhe gjatë kryerjes së Haxhit. Por këtu duhet të jetë e qartë se kjo nënkupton kohën prej kur Umrexhiu ka hyrë në ritualin e Umres pra ka veshur Ihramin dhe ka bërë nijetin/telbijen për Umre dhe defakto me këtë ka filluar me ritualin e Umres i cili përfshin Tavafin rreth Qabesë 7 herë, dy rekatet e Tavafit, Sajin-ecjen mes Safasë dhe Mervesë 7 herë dhe qethjen apo rruajtjen e flokëve. Me qethjen/rruajtjen përfundo ibadeti i Umres dhe besimtari lirohet nga Ihrami dhe i kthehet normalitetit të vet përfshi edhe intimimetin me bashkëshorten. Pra vetëm përgjatë ritaulit ndalohet intimiteti, dhe jo gjatë tërë qëndrimit të tyre në Mekë, pasiqë ata pjesën tjetër të qëndrimit e vazhdojnë krejt normalisht, përveçse kujdesen për të shtuar sa më shumë adhurimet dhe veprat e mira të përgjithshme.
Vallahu teala A’lem.

 

Burimi: pergjigje.net