Kur nuk falet padrejtësia e tjetrit?
▪️Shejh Ibn Uthejmin – Allahu e mëshiroftë – në lidhje me këtë mesele ka thënë:
“Duhet ditur se falja e dikujt që të ka bërë padrejtësi nuk është në çdo rast e lavdërueshme, sepse Allahu i Madhëruar e ka kufizuar këtë veprim për të qenë i shoqëruar me rregullim, kur ka thënë:
“Ai i cili fal dhe rregullon, shpërblimi i tij është te Allahu.”
(Sure Esh-Shura: 40)
Kështu, nëse në falje nuk ka rregullim, atëherë mos fal dhe mos tolero!
P.sh.: nëse ai që të ka bërë padrejtësi është një person i njohur për të keq dhe i prishur, dhe ti e fal atë, atëherë kjo do t’ia shtojë atij të keqen, dhe në këtë rast është më mirë të mos e falësh, por të marrësh të drejtën tënde për hir të rregullimit të tij.”
Shkëputur nga libri “Shpjegimi i Rijad Es-Salihin”




