Pyetja:

I posedoj dy shtëpi që janë larg njëra‐tjetrës 15 km. A është detyrë për mua të theri kurban për çdo shtëpi, apo është e mjaftuar të theri vetëm një kurban? Kur unë theri kurban tek një shtëpi, anëtarët e shtëpisë tjetër i sjelli në vendin e therjes së kurbanit, që të marrin pjesë në therjen e kurbanit? A është e lejuar që të thyhen eshtrat e kurbanit pas therjes së tij? A është e lejuar tʹi thyesh brirët e kurbanit pas therjes së tij?

***

Përgjigjja:

Për ty është e mjaftuar që të therësh një kurban, edhe pse je pronar i dy shtëpive. Mirëpo, po t’i therësh dy kurbane, do të ishte më mirë. Nuk ka kurrfarë pengese në thyerjen e brirëve dhe eshtrave.

Komisioni i Përhershëm për Fetva: nr. 11834, 11/ fq. 407

Përktheu: Ergin Shala