Pyetja:
Cili është gjykimi i leximit vazhdimisht i sures “Kehf” çdo të premte? A konsiderohet leximi rregullisht i saj shpikje (bidat)?
***
Përgjigjja:
Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë:
Vazhdimi rregullisht i leximit të saj është i lejuar dhe për këtë nuk ka dyshim, ngase në leximin e saj çdo të premte ka mirësi, siç saktësohet për këtë Sunet nga i Dërguari i Allahut ﷺ.
“Fetaua nurun ala ed-derb” vëllimi nr. 2
Përktheu: Unejs Sheme