“I dërguari i Allahut ﷺ një ditë hyri në xhami, aty e pa të ulur Ebu Umamen dhe e pyeti:
”O Ebu Umameh po qëndron në xhami edhe pse nuk është koha e namazit?”
Ai tha: “Brengat më kanë kapluar dhe borxhet më kanë mbuluar, o i dërguari i Allahut!”
I dërguari i Allahut ﷺ i tha: “A ta mësojë një lutje që nëse e thua Allahu t’i largon brengat dhe borxhet?”
Ai tha: “Gjithsesi, o i dërguari i Allahut!”
I dërguari i Allahut ﷺ i tha: “Thuaj në dhe mbrëmje:
اللَّهُمَ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنَ الهَمِّ وَ الحَزَنِ وَ العَجْزِ وَ الكَسَلِ وَ البُخْلِ وَ الجُبْنِ وَ ضَلْعِ الدَّيْنِ وَ غَلَبَةِ الرِّجَالِ
“Në mëngjes dhe mbrëmje thuaj: “O Allahu im! Kërkoj mbrojtjen Tënde nga brengat dhe mërzia, nga paaftësia dhe përtacia, nga koprracia dhe frika, si dhe nga zhytja në borxhe dhe shtypja e burrave.”
Ebu Umameh tha: “E thashë këtë lutje e Allahu mi largoi brengat dhe borxhet!”
I dërguari ﷺ e përsëriste shpesh këtë lutje.
Hadithin e transmeton Buhariu