GJATË KUVENDIT
Ibn Umeri t tregon se, gjatë një kuvendi të vetëm, njerëzit i numëronin Profetit ﷺ të thoshte njëqind herë para se të çohej:
رَبِّ اغْفِرْ لِي، وَتُبْ عَلَيَّ، إِنَّكَ أَنْتَ التَّوَّابُ الغَفُورُ.
Rabbiġfir lĩ we tub ‘alejje! Inneke Entet-Tewwãbul Ġafũr!
(Zoti im, më fal dhe më prano pendimin! Ti je Pendimpranues dhe Falës i Madh).[1]
LUTJA PËR SHLYERJEN E GJYNAHEVE, KUR MBARON TAKIMI A KUVENDI
سُبْحَانَكَ اللَّهُمَّ وَبِحَمْدِكَ، أَشْهَدُ أَنْ لَا إِلَهَ إِلَّا أَنْتَ، أَسْتَغْفِرُكَ وَأَتُوبُ إِلَيْكَ.
Subḥãnekall-llãhumme we biḥamdike. Eshhedu en lã ilãhe il-lã Ente. Estaġfiruke we etũbu ilejke.
(I dëlirë nga të metat je Ti, o Allah! Ty të përket lavdia! Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Teje! Ty të kërkoj falje dhe para Teje pendohem!).[2]
Seid el Kahtani – MBUROJA E MUSLIMANIT – (Dhikri i Kuranit dhe Sunetit)
[1]Tirmidhiu (Sahih Tirmidhi).
[2]Ebu Davudi (Sahih Tirmidhi). Në një transmetim të saktë, Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, tregon: “Sa herë që Profeti ﷺ ulej në një kuvend, lexonte Kuran, apo falte ndonjë namaz, e mbyllte me këto fjalë …”. Shënon Nesaiu në ‘Amelul jeumi uel lejleleti’ dhe në ‘Sunenul Kubra’. Albani thotë se senedi është i saktë (silsile sahiha 7/1/495).