Pyetja: Marrja në pyetje dhe ulja në varr, a do të ndodh me të vërtetë?
Përgjigje: Kjo është padyshim e vërtetë. Nëse dikush thotë se varri është shumë i ngushtë që i vdekuri të ulet në të, përgjigjja është si vijon:
1 – Besimtari është i detyruar të pranojë dhe besojë çdo gjë që është gajb pa vë në pyetje. Ai që e vë në pyetje e bën këtë nga dyshimi ndryshe nga besimtari që është i kënaqur me Allahun dhe të dërguarin e Tij ﷺ.
2 – Shoqërimi i shpirtit me trupin pas vdekjes nuk është i njëjtë sikurse para vdekjes. Njeriu nuk mund të kuptojë marrëdhënien e tyre të përbashkët. As shoqërimi i tyre pas vdekjes nuk mund të krahasohet me atë që kishin para vdekjes. Një njeri mund të shoh ëndërr çdo gjë të mundshme ndërsa gjendja e tij fizike në shtrat mbetet e njëjtë. Madje edhe batania mbi të është e pandryshuar. Megjithatë, ai që sheh ëndërr përjeton një përvojë të prekshme. Pra shoqërimi i shpirtit me trupin pas vdekjes është ndryshe nga ajo që ata kanë kur njeriu është zgjuar apo kur është në gjumë. Me këtë që thamë është shumë e mundur që i vdekuri të ulet dhe të merret në pyetje në një varr të kufizuar dhe të ngushtë.
Kështu është pohuar nga profeti ﷺ. Të kumtuarit e shpalljes vjen prej tij (profetit) ﷺ dhe ne jemi të detyruar të pohojmë dhe të nënshtrohemi.
Allahu (te ala) ka thënë:
فَلاَ وَرَبِّكَ لاَ يُؤْمِنُونَ حَتَّىَ يُحَكِّمُوكَ فِيمَا شَجَرَ بَيْنَهُمْ ثُمَّ لاَ يَجِدُواْ فِي أَنفُسِهِمْ حَرَجًا مِّمَّا قَضَيْتَ وَيُسَلِّمُواْ تَسْلِيمًا
“Jo, për Zotin tënd, ata nuk janë besimtarë të vërtetë derisa të zgjedhin ty për të gjykuar në të gjitha kundërshtitë mes tyre; e pastaj të mos ndiejnë pakënaqësi ndaj gjykimit tënd dhe derisa t’i pranojnë vendimet e tua plotësisht të nënshtruar.” 4:65
Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Përktheu: Valdet Gashi / www.perlatmuslimane.com