MARTESA ME JOMUSLIMANË

Meshkujt muslimanë e kanë të lejuar që të martohen me jomuslimane, por femrat muslimane e kanë të lejuar martesën vetëm me muslimanë. Kjo shpesh është cituar si diskriminim dhe njëra ndër simbolet e shtypjes së muslimaneve.

  1. Muslimanëve nuk u është lejuar që të martohen me femra jomuslimane, përveç me të krishterat dhe hebrejet (nga pasuesit e librit), e jo të feve tjera. Kjo është për faktin se shkri- met e shenjta që janë të shenjta për të krishterët dhe hebrenjtë përmbajnë pjesëza të mëdha të shpalljes, edhe pse tekstet janë shtrembëruar dhe ndryshuar. Si rrjedhojë, për nder të shpalljes që ende ekziston në këto tekste, u është dhënë leja që të martohen me femra të tyre. Sidoqoftë, kushti për dëlirësi i shtohet lejes të përmendur në Kur’an. Si pasojë, vetëm femra që është e virgjër, e shkurorëzuar apo e vejë mund të merret për grua. Kjo d.m.th. se praktika e zakonshme e muslimanëve të Lindjes që kanë ardhur në Evropë dhe Amerikë që të marrin për grua ndonjë biondinë sykaltër, që e ka takuar në diskotekë është mjaft jolegjitime. Për të gjetur një femër të dëlirë në Perëndim është më vështirë se sa ajo proverba popullore “gjilpërën në kashtë”. Kah mesi i dhjetëvjetëshit të dytë të jetës së femrës, virgjiniteti konsiderohet më shumë si e metë sesa si virtyt.
  2. Arsyeja që u lejohet meshkujve e jo femrave është që të mbrohet feja e femrës. Nëse burri musliman kërkon nga gruaja e krishterë që të mos sillet alkooli apo mishi i derrit në shtëpinë e tij dhe që ajo të mos vesh fustane mini (të shkurtë) apo të puthet me shoqërinë e tij, ajo mund të pajtohet pa pasur efekt në mësimet e saja fetare. Sidoqoftë, nëse burri i krishterë kërkon nga gruaja e tij muslimane që të blej alkool apo ta shërbejë me mish derri, që të vesh fustane të shkurtë dhe të puthë shoqërinë e tij, pasi që është zakon i tij që edhe ai të puthë gratë e shokëve të vet. Është gjë e natyrshme që gruaja të përpiqet që ta kënaqë burrin e saj. Në rastin e gruas muslimane kjo do ta dërgojë në shkatërrimin e fesë së saj.
  3. Martesa me jomuslimane nuk preferohet në rastet kur muslimanët janë të dobët apo kur janë pakicë, ashtu që të ruhet feja edhe te fëmijët. Nëse muslimani martohet me një jomus- limane në Perëndim dhe martesa e tyre mbaron me shku- rorëzim, apo burri vdes, atëherë gjyqi do t’ia jap gruas që të jetë kujdestare e fëmijëve, që sigurisht se do t’i rrisë ata si jomuslimanë. Sido që të jetë, nëse ata janë të martuar në një vend musliman, Sheriati nuk do t’ia jepte nënës jomuslimane kujdestarinë mbi fëmijët. Ata do t’ia jepnin fëmijët ose burrit ose të afërmeve të tij, ashtu që të sigurohen se ata do të rriten në frymën Islame.

Dr. Ebu Amina Bilal Filips / “ÇËSHTJE BASHKËKOHORE (SI I SHOHIN TË TJERËT DHE SI I TRAJTON ISLAMD