Pyetje: Është përhapur me të madhe tek vajzat e reja shkurtimi i flokëve deri në shpatulla, mbathja e këpucëve me taka dhe përdorimi i barnave të njohura për zbukurim. Cili është gjykimi i këtyre veprave?
Me të vërtetë nuk na takon të pasojmë gjithçka që na serviret prej zakoneve të tjerëve. Jemi dëshmitarë të së kaluarës jo të largët kur gratë garonin në zgjatjen e flokëve, kurse tani kanë dëshirë t’i shkurtojnë dhe kështu pasojnë të huajt. Unë nuk urrej gjithçka që vjen e re, mirëpo urrej çdo gjë e cila shndërron zakonet e popullit në zakone që serviren nga jomuslimanët. Sa u takon takave të larta, nuk lejohet mbathja e tyre nëse tejkalon gjendjen e rëndomtë dhe çon deri te zbulimi, ekspozimi dhe tërheqja e shikimeve drejt gruas sepse Allahu thotë: “Mos shfaqni bukurinë tuaj si shfaqej në injorancën e hershme” (El Ahzab: 33), dhe gjithçka që ka për qëllim shfaqjene bukurisë së gruas, dukjen e saj apo dallimin e saj në mesin e grave dhe bëhet në formë zbukurimi është e ndaluar dhe nuk lejohet. Kurse përdorimi i mjeteve për zbukurim nuk ka të keqe, nëse nuk ka dëm prej tyre dhe nuk shkakton ndonjë sprovë.