Pyetja:

Ku ka jetuar Musai a.s. në Egjipt, si quhet vendi ku u hap deti që i ra me shkop, ku shkoi mbasi kaloi matanë? Piramidat u ndërtuan para se të vdiste faraoni apo mbrapa dhe se kush i ndërtoi, ku ndodhet Medjeni që shkoi Musai a.s.? Më tregoni të gjithë historinë e Musait a.s. sipas Ehli Sunetit.

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokët dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Vëlla i nderuar, është e pamundur që të shtjellojmë gjithë historinë e Musait alejhi selam në këtë pyetje, por ju rekomandojmë të lexoni librin “Rrëfime për të Dërguarit e Allahut” të shkruar nga Hafidh Ibën Kethiri, botuar nga “Gjurma Botime”, Prishtinë. Në këtë libër do të gjeni njohuritë që ju interesojnë jo vetëm rreth Musait alejhi selam, por për të gjithë të Dërguarit të cilëve u njihet historia. Allahu e di më së miri!

Alaudin Abazi