Pyetja:
Kur ne pyesim për diçka nxënësat e dijes, një çështje në të cilin ka dy mendime nga dijetarët, a duhet që nxënësi i dijes t’i jap të dyja mendimet me argumente, apo mjafton të jap atë për të cilën ai është i bindur që është e qëlluar?
***
Përgjigjja:
Përgjigja që jep dijetari apo nxënësi i dijes varet nga pyetësi dhe gjendja e tij apo nga forma e pyetjes dhe përbërja e saj. Nëse pyetësi është musliman i thjeshtë, që nuk i kupton argumentet dhe nuk di të bëj dallim mes tyre, atëherë mjafton t’i sqarohet atij mendimi më i saktë dhe të përmendet një argument që konsiderohet bazë në përkrahjen e atij mendimi, nëse pyetësi e kërkon këtë gjë dhe mund ta përceptojë atë. E nëse pyetësi është nxënës dije apo që ka nisur rrugën e dijes, atëherë atij i bëhen të qarta të gjitha mendimet e dijetarëve bashkë me argumentet e tyre, si dhe shkaku i zgjedhjes se një argumenti apo mendimi mbi të tjerët, nëse zgjedh një prej atyre mendimeve si më të saktë. Pra, përgjigja jepet sipas rastit dhe gjendjes së pyetësit.