Pyetja:
Si komentohet fjala e Allahut të Lartësuar që thotë: “Sa për ata që nuk besojnë, mbrojtësi i tyre është djalli, i cili i nxjerr ata nga drita dhe i shpie në errësirë.”(Bekare: 257)
Në çfarë kuptimi vjen “drita” e përmendur në ajet?
***
Përgjigjja:
Fillimisht, falenderimet i takojnë vetëm Allahut!
Allahu është mbrojtësi i atyre që besojnë, i ndihmon ata, i përkrah, u jep sukses dhe i nxjerr nga errësirat. Këtu bëhet fjalë për errësirat e shirkut (idhujtarisë), mëkateve dhe risive (bidateve). Dhe i shpie në dritën e teuhidit (njësimit) dhe të vërtetës. E gjithë kjo, ndodh nëpërmejt të Dërguarve dhe librave që ka zbritur. Mohuesit e Kurejshëve, apo bijtë e Izraelit etj, kanë si përkrahës të tyre djajtë dhe këtu përfshihen djajtë nga xhindët dhe njerëzit. Pra, djajtë qofshin ata xhindë apo njerëz, janë përkrahës të mohuesve, që i nxjerrin ata nga drita e monoteizmit, për në errësirën e politeizmit, injorancës, mëkateve dhe risive.
Qëllimi i “dritës” së përmendur në këtë ajet nënkupton: Monoteizmin, besimin dhe udhëzimin e drejtë. Ndërsa errësirat nënkuptojnë: Politezimin, mëkatet dhe risitë (bidatet). Allahu na ruajtë prej tyre!
Abdul Aziz bin Baz (Allahu e mëshiroftë).
[Mexhmu Fetaua ibn Baz 24/209]
Përktheu: Fatjon Isufi