Pyetja:

Nëse agjërimi shkakton gjakderdhje të rëndë menstruale, anemi dhe letargji, a mund të mos agjërojë femra?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut.

Së pari: Nëse agjërimi do t’ju shkaktojë gjakderdhje të madhe dhe kjo do të rezultojë në dëmtim të qartë fizik si anemia, atëherë duhet ta trajtoni këtë problem dhe të kompensoni nivelet e ulëta të hemoglobinës. Nëse gjendja juaj nuk përmirësohet me trajtimin, atëherë ky është një justifikim i vlefshëm që ju lejon të mos agjëroni. Atëherë duhet të shikoni situatën tuaj pas kësaj. Nëse ka shpresë për shërim, atëherë duhet t’i kompensoni ditët që nuk i keni agjëruar më vonë, sepse Allahu i Lartësuar thotë: “(Jeni të obliguar për) Ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë.” (Bekare: 184)
Nëse nuk ka shpresë për t’u shëruar ose për të qenë në gjendje të agjëroni pa dëm, atëherë nuk keni pse t’i kompensoni ato ditë; por ju duhet të ushqeni vetëm një të varfër për çdo ditë, sepse Allahu i Lartësuar thotë: “E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompensim, ushqim (ditor), i një të varfëri, ai që nga vullneti jep më tepër, ajo është aq më mirë për te. Mirëpo, po qe se e dini, agjërimi është më i mirë për ju.” (Bekare: 184)
Transmetohet nga Atau se ai e ka dëgjuar Ibn Abasin duke recituar fjalët: “Dhe për ata që kanë mundësi (të agjërojnë, por me vështirësi) – domethënë ata që duan të agjërojnë por e kanë të vështirë – një shpërblesë (si zëvendësim) për të ushqyer një të varfër (çdo ditë). Ibn Abbasi tha: Kjo nuk u shfuqizua. I referohet plakut dhe plakës që nuk mund të agjërojnë, prandaj për çdo ditë duhet të ushqejnë një të varfër. [1]
Për analogji, kjo vlen edhe për të sëmurin për të cilin nuk ka shpresë për shërim. Kur mjekët vendosin se nuk ka shpresë për shërim nga kjo sëmundje nga e cila vuani dhe që ju bën të paaftë për të agjëruar, atëherë duhet të ushqeni një. njeri i varfër për çdo ditë, duke dhënë gjysmë saa’ të ushqimit bazë vendas, qoftë hurma apo ndonjë gjë tjetër, për muajt e kaluar dhe të ardhshëm. Nëse i jepni një të varfëri darkë ose drekë për numrin e ditëve që i detyroheni, kjo do të mjaftojë. Sa i përket dhënies së parave të gatshme (në vend të ushqimit), kjo nuk është e pranueshme. [2]
Ajo që ju këshillojmë të bëni është të konsultoheni me një mjeke femër dhe të rrisni nivelet e hemoglobinës në gjak përmes mjekimeve. Në të ardhmen, duhet të përgatiteni për Ramazan duke marrë ilaçe para fillimit të muajit.

Së dyti: Për sa i përket letargjisë, dobësisë së kokës dhe dhimbjeve të lehta të kokës, këto nuk e lejojnë të mos agjërohet. Këto janë gjëra që zakonisht i ndodhin atij që nuk është mësuar të agjërojë. Ibn Kudameh ka thënë: Lloji i sëmundjes që e bën të lejuar të mos agjërohet është sëmundja e rëndë që përkeqësohet nga agjërimi, ose ka frikë se agjërimi do ta ngadalësojë shërimin.” [3]
I sëmuri që nuk dëmtohet nga agjërimi, nuk duhet ta prishë agjërimin, si ai që ka zgjebe, dhimbje dhëmbi, dhimbje në gisht, vlime e të ngjashme. Ahmedit i është thënë: Kur nuk mund të agjërojë i sëmuri? Tha: Kur nuk ka mundësi të agjërojë. Thuhej: Si ethet? Tha: Cila sëmundje është më e keqe se ethet? Pra, kërkoni ndihmën e Allahut të Lartësuar, mbështetuni tek Ai dhe kërkoni shpërblimin e agjërimit, sepse atij që e agjëron Ramazanin me besim dhe me shpresë për shpërblim do t’i falen mëkatet e mëparshme. [4]
Allahu e di më së miri.

islamqa.com

—————————————–

[1] Buhariu (4505)

[2] Fetaua el-Lejne ed-Daimah (10/198)

[3] Mughni 3/155

[4] Buhariu (1910) dhe Muslimi (760)

Comments are closed.