Bazë për këtë e kemi hadithin e Resulull-llahut: “Kush i ka bërë padrejtësi vëllait të vet në pasuri apo në nder, le t’i kërkojë hallallëk menjëherë dhe para se t’i merret atë ditë kur nuk do të ketë dinar as dirhem. Nëse ka ndonjë vepër të mirë i merret me masën e padrejtësisë së tij, e nëse nuk ka vepra të mira atëherë i merren të këqijat e vëllait të vet dhe i ngarkohen atij” (Transmeton Buhariu.)


I penduari mund të lirohet nga padrejtësit e veta vetëm përmes kthyerjes së hakut atij që i takon apo përmes kërkimit të hallallëkut dhe faljes. Nëse e falin, lirohet, përndryshe duhet t’ua kthejë.


Marrë nga libri: Dëshiroj të pendohem, por …
Autor: Muhammed Salih el-Munexhid