Pyetja:

Nëse e bën vin e zezë rreth syrit me ngjyrë për burrin dhe pastaj në qytet a lejohet me dal me atë vizë të zezë?

****

Përgjigjja:

Gruas i lejohet që të zbukurohet për burrin e saj me gjërat e lejuara. Kurse zbukurimi jashtë shtëpisë ku e shikojnë të tjerët, kjo gjë nuk lejohet dhe është e ndaluar. Allahu ka thënë:

Thuaju besimtareve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara), ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme) dhe të mos i shfaqin stolitë e tyre, përveç atyre që janë të dukshme …” (Nur, 31)

Zbukurimi i syve konsiderohet si diçka që nuk duhet shfaqur. Ky më duket edhe mendimi më i saktë i dijetarëve. Prandaj muslimania duhet që ta ruajë veten e saj nga gjithçka që u tërheq vëmendjen të tjerëve.

Irfan Tota