Pyetja:

Nëse një person fal sabahun me tejemum, ngaqë nuk ka ujë, a duhet që ai ta përsërisë
namazin më pas, nëse (më vonë) do të gjente ujë, pasi të ketë lindur dielli?

***

Përgjigjja:

Nëse ai bën tejemum gjatë kohës (së namazit), për shkakun se nuk ka gjetur ujë, dhe
falet, atëherë namazi i tij është i vlefshëm. Më pas, nëse ai gjen ujë, madje, edhe para se të kalojë koha (e atij namazi), prej tij nuk kërkohet që ta përsërisë namazin, ngaqë namazi, të cilin sapo e kreu, u bë në një gjendje pastërtie të ligjëruar, për të cilën na ka urdhëruar Allahu. Pra, ai s’duhet ta përsërisë namazin. Allahu, më i larti, ka thënë: “… nëse nuk gjeni ujë, bëni tejemum me dhé dhe fërkoni me të fytyrat dhe duart tuaja…” (Nisa, 43)

Mirëpo, nëse uji gjendet para faljes së namazit, atëherë namazi (me tejemum) zhvlerësohet (për shkak të gjetjes së ujit), dhe është obligim për të që të pastrohet me ujë dhe të falë namazin me abdes.

Shejh Salih el-Feuzan, “el-Munteka”, pyetja 22, faqe 19, vëllimi 5