Pyetja:
I nderuari shejh, shohim disa namazlinjë sesi gjatë sexhdes se tyre e ngritin ndonjërën këmbë apo që të dyja, cili është gjykimi për këtë?!

Përgjigja:
Nuk lejohet për atë që bën sexhde që t’i ngrit nga toka ndonjërën prej shtatë gjymtyrëve për të cilat Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Jam urdhëruar të bëj sexhde me shtatë gjymtyrë; me ballë (dhe bëri me shenjë për tek hunda e tij), me duar, me gjunjë dhe me majat e gishtave.”

Në qoftë se e ngrisni ndonjërën prej këmbeve, apo duarve, ballin, hundën, apo që të dyja (ballin dhe hundën), sexhdja e juaj është e pa vlefshme dhe nuk pranohet, e nëse zhvleftësohet sexhdja dhe nuk e bëni atë në formën e saj legjitime, edhe namazi i juaj prishët!

Shejh Ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë!

| Lika elBab elMeftuh 25 |