Nuk i lejohet njeriut kur është në sexhde që t’i ngrejë duart e tij apo njërën dorë, dy këmbët e tija apo njërën këmbë, sepse është obligim që të bëjë sexhde me shtatë gjymtyrë: balli bashkë me hundën, dy duart, dy gjunjët dhe gishtat e dy këmbëve. Nëse i ngre ato (dy duart, apo dy këmbët, apo ballin bashkë me hundën) derisa të ngrihet nga sexhdeja, atëherë namazi i tij është prishur. E nëse i ngre pastaj i lëshon shpejt (gjatë kohës së sexhdes), shpresoj të mos ketë përsëritje të namazit për të.

Përktheu: J. Sh
https://www.selefi.org/
Shejh ibn Uthejmin