Pyetja:

Një njeri e di që burimi i pasurisë së babait të tij është haram. A mund ta hajë
ushqimin e babait të tij?

***

Përgjigjja:

Sa i përket njeriut i cili e di që pasuria e babait të tij është haram, nëse ajo
s’është haram në vetvete, në kuptimin që ai e di se babai i tij i ka vjedhur paratë, atëherë
s’është e lejueshme të hajë. Pra, nëse e di se babai yt ka vjedhur delen dhe ka therur atë,
atëherë mos e ha dhe mos iu përgjigj ftesës së tij. Por, nëse ajo është haram, për shkak të
mënyrës me të cilën është fituar, si p.sh., nëse merret me kamatë apo mashtron dhe
kështu me radhë, atëherë ha. Mëkati bie mbi të.
Dëshmi për këtë është se Pejgamberi ﷺ pranonte dhurata dhe ushqim nga çifutët, për të cilët dihet që merren me kamatë dhe hanë haramin. Një grua çifute i dha atij një dele të helmuar në Hajber, me qëllim që ai të vdiste, por Allahu e mbrojti deri në një kohë të caktuar. Dhe një çifut e ftoi atë për të ngrënë bukë elbi dhe yndyrë dhe ai e pranoi ftesën dhe hëngri. Po ashtu, ai bleu ushqim për familjen e vet nga një çifut dhe ai e familja e tij hëngrën prej tij. Kështu, le të hajë ai, kurse mëkati bie mbi babanë e tij.

Shejh Uthejmini, “Lika el-Baab el-Meftuh” [13/188]