Pyetje: ”Një person u betuan në Allahun që të bëjë një gjë të caktuar, por ai e theu betimin. Edhe pse ai mundi të bëjë kefaret (shpagim) duke ushqyer njerëz të varfër, ai agjëroi tri ditë. A pranohet agjërimi i tij? A ka rëndësi nëse ai ishte i paditur për këtë?”

Përgjigje: ”Ai që ka mundësi të shlyen një betim të thyer duke ushqyer dhjetë njerëz të varfër, ti furnizojë ata me rroba ose duke liruar një rob, dhe në vend të kësaj ka agjëruar, atëherë agjërimi i tij konsiderohet vetëm një agjërim nafile (jo shpagim për thyerje të betimit). Ai ende është i detyruar shlyej betimin. Megjithatë, agjërimi i tij nuk është i kotë; ai numërohet nafile. Por ai gjithsesi duhet ti ushqej të varfërit.

Shumë njerëz besojnë se kefareti për thyrjen e betimit është agjërimi. Kjo është gabim. Para së gjithash, ai duhet ti ushqej të varfërit ose ti furnizojë të varfërit me veshje apo të lirojë një skllav. Nëse ai nuk mund të veprojë ndonjë nga këto, ai duhet të agjërojë tri ditë me radhë.”

 

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin / https://www.perlatmuslimane.com/