Pyetja:

Paratë që u japim mjekëve për arsye se në të kundërt nuk të shërbejnë, a futen te ryshfeti?

***

Përgjigjja:

Edhe veprën që përmendni ju e përfshin ndalesa e të Dërguarit, [ﷺ] thotë: “Pranimi i dhuratave për punëtorët është tradhti.”

Në përgjigjen e mëhershme e kemi përmendur se pothuajse kudo shumica e shërbyesve të punësuar nuk kryejnë punët me të cilat janë ngarkuar me rrogë pa përfituar edhe nga të tjerët, duke u kërkuar edhe atyre që t’i shpërblejnë dhe t`u paguajnë. Fatkeqësisht ky lloj korrupsioni te shumë njerëz konsiderohet si diçka e drejtë, por në fakt është formë e përhapjes së shumë prishjeve dhe shthurjeve ekonomiko-shoqërore.

Shkroi: Hoxhë Alaudin Abazi