Pyetja:

Përse Allahu i ka ndaluar haxhinjtë nga mbartja e teshave të qepura dhe cila është arsyeja për këtë?

***

Përgjigjja:

Së pari, Allahu i ka urdhëruar për haxhin një herë në jetë ata që janë të përgjegjshëm dhe kanë mundësi ta bëjnë atë, dhe e ka bërë haxhin shtyllë të Islamit, siç është e mirënjohur në Islam. Kështu, muslimani duhet ta kryejë atë për çka është urdhëruar nga Allahu, qe ta kënaqë Allahun dhe t’u bindet urdhrave të Tij, duke shpresuar në shpërblimin e Tij dhe duke pasur frikë nga dënimi i Tij, ndërsa beson se Allahu është i urtë në ligjet e Tij dhe në tërë atë çfarë Ai bën dhe është i mëshirshëm ndaj robërve të Tij, kështu që Ai s’do t’i urdhëronte ata me ndonjë gjë veç asaj që është në dobi të tyren dhe nga e cila do të përfitonin në të dy botët. Zotit tonë, të pavarurit, të urtit, i takon të nxjerrë ligje, kurse robërve të Tij u takon të dëgjojnë e të binden.

Së dyti, ka shumë arsye përse na është urdhëruar t’u shmangemi teshave të qepura gjatë haxhit dhe umres. Për shembull, për të na e kujtuar se si do të jenë njerëzit në Ditën e Ringjalljes, sepse ata do të ringjallen të zbathur dhe të zhveshur e pastaj do të vishen. Rikujtimi i gjendjes së Ditës së Ringjalljes na jep mësime të rëndësishme. Kjo, po ashtu, na bën të përulur dhe na bën të ndihemi se jemi të obliguar të nënshtrohemi dhe të pastrohemi nga arroganca. Na rikujton parimet e rivendosjes së marrëdhënieve, barazinë, asketizmin, heqjen dorë nga jeta luksoze e dënueshme si dhe të jemi të ndjeshëm ndaj të varfërve dhe nevojtarëve dhe ka të tjera qëllime në shkuarjen në haxh në mënyrën e urdhëruar nga Allahu dhe të shpjeguar nga i Dërguari i Tij ﷺ.

Komisioni i Përhershëm për kërkime akademike dhe fetva [11/179]