Pyetje: Përse Allahu ka i ndaluar haxhinjtë nga mbartja e teshave të qepura dhe cila
është arsyeja për këtë?
Përgjigje: Së pari, Allahu i ka urdhëruar për haxhin një herë në jetë ata që janë të
përgjegjshëm dhe kanë mundësi ta bëjnë atë, dhe e ka bërë haxhin shtyllë të Islamit, siç
është e mirënjohur në Islam. Kështu, muslimani duhet ta kryejë atë për çka është
urdhëruar nga Allahu, qe ta kënaqë Allahun dhe t’u bindet urdhrave të Tij, duke
shpresuar në shpërblimin e Tij dhe duke pasur frikë nga dënimi i Tij, ndërsa beson se
Allahu është i urtë në ligjet e Tij dhe në tërë atë çfarë Ai bën dhe është i mëshirshëm ndaj
robërve të Tij, kështu që Ai s’do t’i urdhëronte ata me ndonjë gjë veç asaj që është në
dobi të tyren dhe nga e cila do të përfitonin në të dy botët. Zotit tonë, të pavarurit, të
urtit, i takon të nxjerrë ligje, kurse robërve të Tij u takon të dëgjojnë e të binden.
Së dyti, ka shumë arsye përse na është urdhëruar t’u shmangemi teshave të qepura gjatë
haxhit dhe umres. Për shembull, për të na e kujtuar se si do të jenë njerëzit në Ditën e
Ringjalljes, sepse ata do të ringjallen të zbathur dhe të zhveshur e pastaj do të vishen.
Rikujtimi i gjendjes së Ditës së Ringjalljes na jep mësime të rëndësishme. Kjo, po ashtu,
na bën të përulur dhe na bën të ndihemi se jemi të obliguar të nënshtrohemi dhe të
pastrohemi nga arroganca. Na rikujton parimet e rivendosjes së marrëdhënieve,
barazinë, asketizmin, heqjen dorë nga jeta luksoze e dënueshme si dhe të jemi të
ndjeshëm ndaj të varfërve dhe nevojtarëve… dhe ka të tjera qëllime në shkuarjen në
haxh në mënyrën e urdhëruar nga Allahu dhe të shpjeguar nga i dërguari i Tij [salallahu
alejhi ue selam].
Dhe Allahu është burim i forcës. Allahu dërgoftë bekime dhe përshëndetje mbi
pejgamberin tonë Muhamed, mbi familjen e mbi shokët e Tij.
/Komisioni i përhershëm për kërkime akademike dhe për nxjerrje fetuash/Fetua el-Lexhne [11/179]/




