Pyetje: Si është Suneti kur burri hyn te gruaja e tij natën e martesës? Shumë njerëz
gabimisht mendojnë se ai duhet të lexojë Suren el-Bekare dhe të falet, dhe ky zakon
është i përhapur në ditën e sotme.

Përgjigje: Falënderimet i qofshin Allahut. Kur një burrë hyn te gruaja e tij për herë të
parë, ai duhet të vëri duart e tij mbi ballin e saj dhe të thotë:“Allahumme inni es’aluke
khajrahe ue khajre ma xhebeltehe ‘alejh, ue e’udhu bike min sherrihe ue sherri me xhebeltehe ‘alejh (O Allah, kërkoj prej Juve mirësi me të dhe për mirësinë që e ke bërë, që ajo të anohet drejt saj, dhe kërkoj mbrojte te Ju nga e keqja te ajo dhe e keqja që e ke bërë, që ajo të anohet drejt saj.)’ (Transmetohet nga Ebu Daud, nr. 2160; Ibn Maxheh, nr. 1918).

Por, nëse ai ka frikë se gruaja e tij do zemërohet nëse ai i vë duart te balli i saj dhe reciton
këtë du’a, atëhere ai mund të vëri duart te balli i saj sikurse do e puthi atë, dhe të recitojë
këtë du’a me vete nën frymëmarrjen e tij, duke mos e lënë që ajo ta dëgjojë atë (burrin),
kështu ajo nuk do të zëmërohet. Nëse ajo është një grua e cila posedon dije, ajo do ketë
njohuri se kjo është e përshkruar nga Islami dhe se nuk ka asgjë të keqe në të bërët dhe
thënët e kësaj në mënyrë të tillë që ajo mund ta dëgjojë. Për sa i përket faljes së dy
rekateve kur ai hyn në dhomën ku gjendet bashkëshortja e tij, është transmetuar se disa
nga selefët e kanë kryer këtë. Kështu, nëse burri e bën këtë, është në rregull; nëse ai nuk
e kryen atë, nuk ka ndonjë gjë të keqe në të. Për sa i përket recitimit të el-Bekares dhe
sureve të tjera, unë nuk njoh ndonjë bazë për kryerjen e kësaj.

 

/Shejh Uthejmini/