Pyetje
Unë kam një studio për projektimin e faqeve të internetit (web design). A është e lejueshme të projektoj dhe të mirëmbaj faqe interneti për biznese që kanë disa elemente haram, si për shembull: një biznes që pranon klientë nga komuniteti LGBTQ (gjë që përmendet vetëm në faqen e tyre në Google, pa e promovuar aktivisht), ose një vendpushim/hotel që ka një bar (shishe-shërbim alkooli), por ku shumica e aktiviteteve janë hallall? Faqja e internetit nuk do ta promovojë elementin haram, dhe marrëdhënia jonë do të jetë e kufizuar vetëm në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e faqes.
Përgjigje
Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve…
Puna në projektimin dhe mirëmbajtjen e faqeve të internetit, në parim, është e lejueshme dhe nuk ka asnjë pengesë për të. Sidoqoftë, nuk është e lejueshme t’u ofrohen shërbime të tilla institucioneve, aktivitetet parësore dhe shumica e të cilave përfshijnë çështje të ndaluara, siç janë bankat me kamatë (ribat) dhe institucionet e ngjashme, sepse kjo përbën ndihmë ndaj tyre në mëkat. Allahu i Lartësuar e ka ndaluar këtë në Kuran:
:“…Ndihmoni njëri-tjetrin në mirësi e devotshmëri dhe mos ndihmoni në gjynahe e armiqësi! Frikësojuni Allahut, sepse Allahu është i rreptë në ndëshkim.[El-Maide: 2]
Sa i përket kompanive, aktiviteti kryesor i bizneseve të të cilave është i lejueshëm, është e lejuar bashkëpunimi me to për projektimin dhe mirëmbajtjen e faqeve të tyre të internetit, me kusht që projekti (dizajni) të mos jetë i synuar apo i dedikuar posaçërisht për një shërbim të ndaluar.
I njëjti rregull (hukm) vlen edhe për hotelet: nuk ka ndonjë të keqe në projektimin e faqeve të internetit për to, pasi natyra bazë e shërbimeve të tyre është e lejueshme. Megjithatë, nëse ju kërkohet të krijoni një dizajnim specifik për një shërbim të ndaluar ose për të promovuar diçka të paligjshme (haram), atëherë kjo gjë nuk do të ishte e lejueshme.
Allahu e di më së miri.
Burimi: islamweb.net / Solli në gjuhen shqipe pergjigje.net




