Pyetja:
Cili është gjykimi për të punuar si teknik/e thonjsh, duke aplikuar, lyer dhe zbukuruar thonjtë e grave jo-myslimane, gjë që nuk ndikon në vlefshmërinë e abdesit të tyre?
Përgjigjja:
Ka shumë ndalesa në lidhje me punën si teknik/e thonjsh për gra jo-myslimane dhe zbukurimin e tyre në përgjithësi. Ndër këto ndalesa është se një punë e tillë përbën ndihmë për to në stolisje dhe përdorim të kozmetikës, dhe zakonisht ato nuk e kanë problem të dalin në publik në atë gjendje. Allahu i Lartësuar thotë (kuptimi):
“…por mos ndihmoni njëri-tjetrin në mëkat dhe armiqësi. Dhe kijeni frikë Allahun. Vërtet, Allahu është i ashpër në ndëshkim.”
(Kur’ani, el-Maide: 2)
Prandaj, sipas mendimit tonë, nuk lejohet që një grua myslimane të punojë në zbukurimin e grave jo-myslimane, për shkak të ndalesave që përmendëm më lart.
Burimi: https://www.islamweb.net/




