Pyetja:
Cili duhet të jetë qëndrimi i muslimanit ndaj dallimeve të përhapura mes grupacioneve dhe partive të ndryshme?
***
Përgjigjja:
I falënderuar është Allahu.
Detyra e muslimanit është t’i përmbahet të vërtetës së treguar qartë në Librin e Allahut dhe Sunetin e të Dërguarit të Allahut, ﷺ. Duke u mbështetur në Librin e Allahut dhe Sunetin ai i miqëson besimtarët dhe i armiqëson mosbesimtarët. Ai është i detyruar të kundërshtojë dhe të distancohet nga çdo lëvizje dhe parti që ndeshet me të vërtetën. Feja e vërtetë tek Allahu është vetëm Islami dhe rruga e drejtë është vetëm një rrugë. Rruga e shpëtimit është adhurimi i Allahut dhe ndjekja e të Dërguarit të Allahut, ﷺ. Prandaj detyrimi i besimtarit është të përqendrohet në rrugën e adhurimit ndaj Allahut dhe në rrugën e zbatimin të sheriatit me sinqeritet dhe përpikëri. Atij nuk i lejohet që ndonjë lloj adhurimi t’ia drejtojë dikujt tjetër pos Allahut. Besimtari duhet të largohet dhe të distancohet nga çdo lëvizje dhe parti, që e kundërshtojnë këtë rrugë dhe duhet të bëhet thirrës i hakut, të cilin duhet t’ua shpjegojë familjes së tij me argumente fetare, me butësi dhe metoda të përshtatshme, duke ua mundësuar atyre të shohin të vërtetën.
Shejh Ibn Baz, “Mexhmu Fetava” vëll. 27 fq. 327
albislam.com