Pyetja:
E kam filluar agjërimin tre ditë me vonesë dhe kur obligohem ose kur është koha më e mirë për të plotësuar 30 ditëshin? Kam agjëruar 27 ditë gjithësej duhet të agjëroj dhe tre ditë për ta plotësuar besoj dhe çfarë duhet të bëj ndonjë nijet apo diçka të veçantë nëse duhet?
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Ti duhet të agjërosh edhe 2 ditë të tjera, se Ramazani këtë vit ishte 29 ditë. Allahu e di më së miri.
Imam dr. Ahmed Kalaja