Pyetja:

A më lejohet ta përsëris duanë (lutjen) dhe cilat janë ato shkaqe që pengojnë pranimin e saj?

***

Përgjigjja:

Po, lejohet të përsërisësh duanë pa e humbur shpresën, sepse ndoshta në vonimin e përgjigjes së saj ka dobi për ty, prandaj mos thuaj; u luta dhe nuk më është pranuar, sepse Profeti ﷺ ka thënë: “Duaja i pranohet çdokujt prej jush përderisa nuk nxiton”. “Lutu vazhdimisht dhe shpesh, sepse Allahu është Dëgjues dhe Përgjigjës i lutjeve“.
Allahu i Madhëruar thotë:
E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua.” (Bekare: 186)
Ndër shkaqet që lehtësojnë pranimin e duasë janë; ngrënia e ushqimit të lejuar (hallall), siç përmendet në hadith rasti i atij personi që me flokë të pluhurosura nga udhëtimi, i ngren duart dhe lutet duke thënë; “O Zot, o Zot!”, por ushqimi i tij është haram, pija e tij është haram, veshja e tij është haram dhe ka ushqyer vetveten me haram, prandaj si mund t’i pranohet lutja atij! Pra, nga shkaqet që pengojnë pranimin e lutjes janë ushqimi haram dhe ajo që përmendëm në fillim, nxitimi në përgjigjen e saj.

Shejh Dr. Salih el Feuzan

Përktheu: Suad Shabani