Allahu e di më së miri, mirëpo njeriu duhet ta lusë Allahun që ta falë të vdekurin. Dijetarët kanë përmendur se prej shkaqeve të cilat ia fshijnë njeriut mëkatet, është edhe dënimi i varrit. Nëse njeriu ka mëkate të cilat Allahu nuk ia ka falur gjatë jetës së tij, Ai e dënon në varr. Kjo është më mirë sesa t’ia shtyjë atë dënim për Ditën e Gjykimit, ngase dënimi i ahiretit është më i ashpër sesa i varrit. Pastaj, dijetarët kanë mospajtime rreth asaj se nëse njeriu dënohet në varr, a do t’i vazhdojë dënimi deri në ringjallje, apo nëse dënimi ia fshin mëkatin atëherë i ndërpritet. Mendimi më i saktë është se dënimi i ndërpritet. Nëse njeriu dënohet në varr për një mëkat dhe dënimi është aq i madh saqë ia shlyen atë mëkat, atëherë ndërpritet ky dënim dhe besimtari kthehet në jetën e kënaqësisë së varrit. Se a është shkak duaja dhe sadakaja që Allahu t’i ndërpresë krejt dënimin të vdekurit, Allahu e di më mirë. Mirëpo, pa dyshim se dënimi i pakësohet.

Hoxhë Lulzim Perçuku
https://udhezimi.com/